FC Drita ka njoftuar se të martën do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Antwerpit, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kujtojmë se ndeshja e parë ishte mbyllur baras dhe pa gola.
Drita ka bërë të ditur se biletat do të dalin në shitje nesër, në dy lokacione: para teatrit të qytetit dhe te stadiumi i qytetit.
Bileta më e lirë do të kushtojë 2 euro, kurse ajo më e shtrenjta (VIP) 20 euro.
Klubi gjilanas bëri të ditur se të gjitha biletat do të jenë me barkod identifikues.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
“Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – Royal Antwerp FC do të dalin në shitje nga dita e marte në formë fizike në dy pika të shitjes:
• Para teatrit të qytetit
• Te stadioni i qytetit(te sheshi)
Shitja fillon prej orës 12:00 deri në ora 20:00.
Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje afër stadiumit “FADIL VOKRRI” në dy pika të shitjes.
Tribina në Jug është e mbyllur, ndërsa çmimet për biletat në dispozicion janë:
• Veri 2 euro
• Lindje 3 euro
• Perëndim 7 euro
• VIP 20 euro
Te gjitha biletat do te jene me barkod identifikues”.