Ajax transferon Conceicaon

Futboll

Ajax transferon Conceicaon

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 16:51
Francisco Conceicao

Francisco Conceicao i është bashkuar skuadrës së Ajax Amsterdam.

Një nga lojtarët me paraqitjet më të mira sezonin e kaluar te skuadra e Portos, ka vendosur të ndërrojë skuadër.

Faqja zyrtare e Ajax Amsterdam ka njoftuar sot për arritjen e marrëveshjes me Francisco Conceicao.

Kontrata e nënshkruar mes dy palëve do të jetë valide për pesë vitet e ardhshme.

Lojtari portugez do të synojë t’i çojë paraqitjet e tij në një tjetër nivel me fanellën e Ajax dhe pse jo ta përdorë si trampolinë për një skuadër më të madhe.

Conceicao do ta ketë fanellën me numrin 35 te skuadra e Ajaxit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat