Alessandro Nesta ka dhënë disa komente lidhur me merkaton e Juventus si dhe pritshmëritë që duhet pasur për skuadrën ‘Biankoneri’.
Ikona italiane thotë se Juventus duhet të shihet si skuadra favorite dhe beson se fitorja për ta do të jetë një obligim.
Krejt këto komente, ish-lojtari i Milan i bazon mbi nënshkrimet që Juve siguroi gjatë merkatos së verës.
“Inter është skuadra për t’u mposhtur, pastaj Juventusi. Milan duhet të shtojnë akoma disa pjesë për t’u përmirësuar”, ka thënë Nesta.
“Juve, me krejt çka shpenzoi, detyrohet të fitojë diçka, së paku ‘Scudetton’. Vitin e kaluar ata bënë keq, tani obligohen të fitojnë diçka të rëndësishme”, shtoi ish-mbrojtësi i Italisë.
Juventus ka nënshkruar me emra si Angel Di Maria e Paul Pogba, si dhe ndjekin Nicolo Zaniolo. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë përforcim tjetër te ‘Zonja e Vjetër’, para fillimit të sezonit.