Manchester United ndryshon qëndrim për Martialin

Futboll

Manchester United ndryshon qëndrim për Martialin

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 17:50
Anthony Martiali dhe Eric Ten Hag

Manchester United thuhet se ka vendosur të mos e shesë Anthony Martialin, pavarësisht interesimit nga Juventusi.

Sulmuesi francez ishte i huazuar nga janari te Sevilla, pasi nuk gjeti minuta te “Djajtë e Kuq” në gjysmën e parë të sezonit.

Pas kthimit në klub këtë verë, pritshmëria ishte që Martial të shitet përfundimisht, megjithatë duket se qëndrimi i klubit anglez ka ndryshuar.

Sipas “The Mirror”, paraqitjet e Martialit në ndeshjet para-sezonale, ku shënoi tri gola në katër ndeshje, e kanë bindur trajnerin, Erik ten Hag, për ta mbajtur në skuadër.

Ky qëndrim nga Manchester United padyshim se do e zhgënjejë Juventusin, pasi klubi italian synonte transferimin e 26-vjeçarit për ta zëvendësuar Alvaro Moratan, i cili është rikthyer te Atletico Madridi.

Anthony Martial me klubin nga “Old Trafford” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat