Ish-mbrojtësi legjendar merr një detyrë të re te Interi

Futboll

Ish-mbrojtësi legjendar merr një detyrë të re te Interi

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:27
Ish-mbrojtësi legjendar merr një detyrë të re te Interi

Riccardo Ferri është menaxheri i ri i klubit të Interit. Lajmin e kanë dhënë vetë zikaltrit, që i besojnë ish mbrojtësit një detyrë të re, pas shume vitesh si ambasador i klubit.

“Inter njofton se Riccardi Ferri është menaxheri i ri i klubit dhe skuadrës së parë.

Ai ka qenë një kolonë e Interit të rekordeve, pasi ka përjetuar si protagonist një nga ciklet më të lavdishme të historisë zikaltër, duke fituar titullin kampion më 1989-ën dhe Kupën UEFA më 1991-shin dhe 1994-ën, vit kur edhe u tërhoq. Në total Ferri numëron 418 ndeshje me fanellën zikaltër në harkun e 13 sezoneve dhe tani e pret një eksperiencë e re”, thuhet në komunikatën e zikaltërve.

Ferri merr kështu detyrën që në kohën e Antonio Contes e mbulonte Oriali, i cili u largua kur në pankinë mbërriti Inzaghi, ndërsa sezonin e kaluar ky vend ishte bosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat