Ish mesfushori i Manchester Cityt dhe Barcelonës, Yaya Toure rikthehet në Angli, këtë herë në rolin e trajnerit.
Mediat angleze raportojnë se ish futbollistit nga Bregu i Fildishtë i është ofruar roli i trajnerit të një ekipi moshash në akademinë e Tottenhamit.
Prej kohës Toure jeton shumë pranë qendrës stërvitore të Tottenhamit dhe u ka shërbyer “Spurs”-ave si ndihmës-menaxher në Ukrainë e Rusi, ndërsa tani do të marrë për herë të parë drejtimin e një skuadre, ndonëse moshash.
Krahas Toure, Tottenhami ka rikthyer në bazë edhe ish sulmuesin Jermain Defoe, i cili gjithashtu do të jetë trajner i njërit prej ekipeve të moshave të akademisë së “Spurs”-ave.