Xhianluka Skamaka do të jetë lojtari më i ri i Uest Hemit, me sulmuesin që ka pranuar të luajë në Premier Ligë, në sezonin e ardhshëm.
Në këto kushte, 23-vjecari po i nënshtrohet vizitave mjekësore.
Ndërsa pas tyre do të vijë edhe firmosja e kontratës mes palëve.
Qendërsulmuesi largohet nga Sasuolo për 36 milionë, plus 6 milionë bonus dhe 10 për qind për çdo rishitje.