Xavi: Rikthimi i Messit është i pamundur tani për tani

Futboll

Xavi: Rikthimi i Messit është i pamundur tani për tani

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:37
Xavi

Tekniku i Barcelonës, Xavi Hernandes ka folur para ndeshjes me Juventusin në Dallas edhe për Messin dhe rikthimin e tij të mundshëm në “Camp Nou”, gjë e cila është përfolur shumë ditët e fundit.

Xavi është munduar të mos fokusohet shumë të argjentinasi duke u shprehur se ai është një lojtari i PSG-së  dhe tani për tani është e kotë të flasësh për të, por nuk e ka mbyllur derën për të ardhmen.

“Kthimi i Messit? E pamundur. Ai ka një kontratë me PSG. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe në histori, por nuk ka kuptim të flasim për të tani,” deklaroi ai.

“Presidenti Laporta ka thënë tashme se ne të gjithë shpresojmë që historia e tij me Barcelonën të mos mbarojë. Do ta shohim në të ardhmen, por tani është koha të flasim për lojtarët tanë”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat