Lajme të reja në lidhje me merkaton e Juventusit. Nga Anglia, dhe pikërisht “Daily Mail”, raporton interesimin e Tottenham për Weston McKennie, mesfushorin amerikan që mbërriti te bardhezinjtë dy vite më parë nga Schalke 04.
“Zonja e Vjetër”, me Arrivabene në krye, e konsiderojnë atë të transferueshëm, por problemi në gju i Paul Pogba mund t’i detyrojë t’i rishqyrtojnë planet e tyre. Tottenham, me Fabio Paraticin në krye, e ka ndjekur McKennie për më shumë se një vit me synimin për të forcuar mesfushën e vet, shkruan “Daily Mail”.
Amerikani vlerësohet shumë nga Conte për fizikun e tij, stilin dinamik dhe shkathtësinë, edhe për faktin se ai mund të luajë në një mesfushë me tre, katër ose pesë lojtarë, si dhe mbulon rolin e mbrojtësit të djathtë, ose potencialisht të njërit prej tri qendrave. Weston do të shihej si një mesfushor “box-to-box”, i cili gjithashtu mund të kontribuojë me një numër të mirë të golave.
Nuk është hera e parë që Fabio Paratici, që kur kaloi te Tottenhami, shkon të trokasë në derën e bardhezinjve. Në fakt, sezonin e kaluar ai mori Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski në Londër. Të dy luajtën një gjysmë të dytë të mirë të sezonit në Premier League. Për më tepër, paratë e garantuara nga Tottenham u përdorën pjesërisht për të financuar blerjen në janar të Dusan Vlahovic.
Që në fillim, pavarësisht vlerësimit teknik, McKennie u konsiderua i transferueshëm për një shumë të mirë ekonomike. Siç raporton gjithmonë “Daily Mail”, në fakt vlera e tij është trefishuar që nga ardhja në Torino. Vlera e shitjes së tij mund të shkojë për financimin e investimeve të tjera, si Nicolò Zaniolo nga Roma.