Sot në orën 21:00 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ku FC Shkupi e pret Dinamon e Zagrebit, në ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë të kualifikueseve për Champions League në futboll.
Futbollisti Vladica Brdarovski, thotë se nuk kanë asgjë për të humbur dhe mund të fitojnë shumë duke eliminuar një ekip si Dinamo e Zagrebit.
“Përparësia jonë është se nuk kemi absolutisht asnjë presion. Presioni është tek Dinamo, të cilët duhet të vazhdojnë në Europë, kanë “dhimbje koke”...”, - thotë mes të tjera Brdarovski.
“Shpresoj që të mbushet së paku gjysma e stadiumit, andaj me mbështetjen e 15 mijë tifozëve do të mundohemi të kemi një befasi”, tha Brdarovski.
Ballafaqimi i parë në “Maksimir” përfundoi baras (2:2).