Arb Manaj firmos me ekipin kroat

Futboll

Arb Manaj firmos me ekipin kroat

Nga: K.G. Më: 26 korrik 2022 Në ora: 15:08
Arb Manaj

Arb Manaj është lojtari i ri i Slaven Belupos. Sulmuesi ka lindur në Klinë, i cili nënshkroi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi dhe do të ketë të drejtë të luajë për ekipin kroat nga ndeshja me Osijekun.

“Në karrierën e tij, Manaj mbrojti ngjyrat e klubeve KF Dukagjini dhe KF Trepça, për të cilat shënoi 24 gola në 52 ndeshje, dhe ligës së dytë turke Keciörengücü, Balikesirspor, Bandirmaspor, për të cilët shënoi 18 gola në 48 paraqitje.

Gjithashtu duhet theksuar se ai ka bërë tri paraqitje për kombëtaren e Kosovës, dy prej të cilave në qershor të vitit të kaluar dhe një herë ka goditur rrjetën”, - njofton klubi kroat.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar kontratë me Slaven Belupon. Unë di gjithçka për ligën dhe klubin.

Kam folur shumë me Hoxhon, me të cilin tashmë kam luajtur në kombëtaret e të rinjve të Kosovës, kështu që pak a shumë më ka shpjeguar gjithçka.

Besoj se do të përshtatem shpejt me skuadrën dhe do ta ndihmoj të arrijë rezultatet më të mira të mundshme me lojërat e mia.

Kam disa ditë që stërvitem me skuadrën dhe tani më në fund kanë përfunduar të gjitha procedurat 'teknike', kështu që mund t'i përkushtohem plotësisht futbollit”, - tha Manaj pas nënshkrimit të kontratës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat