Christian Eriksen është transferimi më i ri i skuadrës së madhe angleze, Manchester United.
Lajmi është zyrtarzuar përmes faqes zyrtare të “Djajve të Kuq”.
Reprezentuesi i Danimarkës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me skuadrën nga “Old Trafford”.
30 vjeçari zbarkon në Manchester me parametra zero, pasi i skadoi marrëveshja me skuadrën paraprake, Brentford.