Sulmuesi Diego Costa duket se sërish do të luajë në elitën e futbollit spanjoll.
Sipas mediave iberike, Costa është gati të kthehet në Madrid. Costa duket se do të vesh sërish fanellën e ish-skuadrës së tij, Rayo Vallecano.
Lojtari aktualisht është i lirë, dhe thuhet se prioritet i Costas është rikthimi në Madrid.
Rayo siç raportohet është duke përgatitur ofertën për 33 vjeçarin, i cili pëlqen rikthimin tek Vallecano.