Shqiptar po i bën keq llogaritë te Roma

Futboll

Shqiptar po i bën keq llogaritë te Roma

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 19:33
Shqiptar po i bën keq llogaritë te Roma

Qëndrimi i Marash Kumbullës te Roma ka nisur që të jetë shumë i dëmshëm.

Kjo pasi Murinjo e preferon pak në lojë gjatë kampionatit, me mbrojtësin shqiptar që ulet menjëherë në stol pas një gabimi të vetëm.

Sigurisht që aktivizimi i Kumbullës në ndeshjet përgatitore nuk është asnjë tregues se diçka po ndryshon.

Përkundrazi, një dashuri vere e tillë ishte edhe në sezonin e kaluar, por në fund Marashi përfundoi duke i parë ndeshjet nga stoli në shumë raste.

Mediat italiane kanë bërë të dituar së fundmi se mbrojtësi i Shqipërisë nuk do të lëvizi nga Roma. Megjithatë kryeqytetasit janë duke e kërkuar një tjetër lojtar në këtë rol, si për të treguar qartë mungesën e besimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat