Vdes në moshën 101 - vjeçare, anëtari i parë i klubi të madh botëror 

Futboll

Vdes në moshën 101 - vjeçare, anëtari i parë i klubi të madh botëror 

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2022 Në ora: 20:05
Vdes në moshën 101 - vjeçare, anëtari i parë i klubi të madh botëror 

Klubi i futbollit Barcelona njofton të martën vdekjen e Manuel Manos Gonzalbo, njeriu që u bë anëtar i saj në vitin 1932.
Klubi ka bërë të ditur se Gonzalbo vdiq në moshën 101-vjeçare, i cili ishte numri një në listën e tyre të anëtarësimit, me klubin që aktualisht ka mbi 140,000 anëtarë me të drejtë vote për çështje të rëndësishme të klubit.

“Njoftojmë vdekjen e Manuel Manos Gonzalbo, mbajtësit të numrit një të anëtarësimit në FC Barcelona, në moshën 101-vjeçare.

Ai kishte qenë anëtar i klubit që nga 5 shtatori i vitit 1932. Ngushëllimet tona të përzemërta për familjen dhe miqtë e tij. U prefsh në paqe”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Gjatë jetës së tij, Gonzalbo ishte dëshmitar i shumë ngjarjeve dhe pa shumë yje, duke përfshirë Johan Cruyff, Diego Maradona, Romario, Hagi, Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinho dhe Lionel Messi.

Kështu që fati deshi që ai të largohej nga kjo botë dhe ndeshja e fundit që pa nga skuadra e tij e dashur ishte “El Clasico”, në të cilën Barcelona mposhti rivalin e përjetshëm nga Madridi, Realin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat