Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, kualifikohet në rrethin e tretë të Conference League në futboll.
Therandasit me lehtësi e mposhtën me rezultat 6:0 ekipin modest La Fiorita nga San Marino, në ndeshjen e kthimit.
Golat i realizuan Albion Rrahmani (6', 8' e 69'), Leonit Abazi (73 e 90+1'') e Ermal Krasniqi (75').
Mysafirët mbeten me një lojtar më pak, Matteo Semprini përjashtohet në minutën e 53-të.
Ballkani me lojë e rezultat demoluan ekipin rival.
Kampioni i Kosovës kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 10:0, pasi sfidën e parë në udhëtim e fitoi me 4:0.