Është mësuar kundërshtari i Shkupit në Europa League.
Bëhet fjalë për Shamrock Rovers të cilët do ta sfidojnë skuadrën shqiptare.
Shkupianët deri më tani garonin për t’u kualifikuar në Champions League, por ishte Dinamo Zagreb që ua prenë udhën në drejtim të këtij kompeticioni.
Shamrock Rovers njihen si skuadër me jo pak eksperiencë në kësolloj garash, teksa kanë 76 ndeshje të luajtura në Evropë.
Së fundi ata u mposhtën nga skuadra e Ludogorets me rezultat të përgjithshëm 2-4.