Barcelona barazoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2:2 ndaj Juventusit në një miqësore të zhvilluar në Dallas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fazën përgatitore ku të dyja skuadrat po zhvillojnë në prag të startit të sezonit të ri futbollistik.
Ai që ra më shumë në sy ishte Osman Dembele, i cili ishte i papërmbajtshëm ku ishte protagonist me një dygolësh dhe duke treguar aftësitë e tij dribluese.
Të dyja golat ishin “deja-vu” e njëra-tjetrës me sulmuesin francez, i cili dhuroi “show” me “perlat” e tij.
25-vjeçari ishte shumë pranë largimit nga Barcelona, por këta të fundit u bindën dhe vendosën që të vijonin sërish bashkëpunimin duke i ofruar dhe rinovimin e kontratës.
Katalanasit kanë zhvilluar 5 miqësore deri më tani ku kanë fituar tre ndaj A-Leagues All Stars, Inter Majemit dhe ndaj Realit të Madridit dhe kanë barazuar 2 ndaj Olot dhe së fundmi ndaj Juventusit.
Skuadra e Ksavit ka ende edhe dy takime miqësore për të zhvilluar, atë ndaj Nju Jork Red Bull më 31 korrik dhe ndaj Pumasit më 7 gusht.