Të enjtjen zhvillohet ndeshja kthyese e raundit të dytë të Ligës së Konferencës, nërmjet Dritës dhe Royal Antwerp.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Belgjikë ishte mbyllur pa fitues, 0-0.
Padyshim që skuadra kosovare do ta ketë tejet të vështirë në “Fadil Vokrri”, por pritet të ketë një përkrahje të madhe edhe nga tribunat.
Kompanitë e basteve i kanë dhënë pak gjasa Dritës, duke vlerësuar Antwerpin si favorit të madh.
Fitorja e Antwerp ka kuotën 1.40, ajo e Dritës 7.00 ndërsa barazimi 4.00.