Klubi i futbollit nga komuna e Çairit së Maqedonisë së Veriut, Shkupi luajti ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të kualifikueseve të Champions League në futboll.
Ndeshja mes skuadrës shqiptare Shkupit dhe Dinamos së Zagrebit, u zhvillua në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Dinamo, duke u eliminuar pasi që sfida e parë në “Maksimir” përfundoi baras (2:2).
Shqiptarët dhe kroatët, ashtu si iu ka hije organizuan sfidën dhe në mënyrën më korrekte.
Një farë media serbe, "Kurir" e afër me pushtetin serb, i pengon shumë atmosfera dhe si zakonisht llomotit, duke fyer në drejtim të shqiptarëve, duke shkruar: “Së bashku me tifozët mysafirë kënduan kundër Serbisë dhe serbëve, kanë brohoritur së bashku tifozët shqiptarë që mbështesin Shkupin dhe ata të Dinamos ‘Bad Blue Boys’ dhe kështu vazhduan atë që nisi në ndeshjen e parë.
Në atë kohë në Maksimir të Zagrebit shiheshin flamujt e “UÇK-së”, si dhe flamujt e Shqipërisë.
Shkupi, meqë ra fjala, është një klub të cilin shqiptarët e përkrahin, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të kualifikimit për kompeticionin elitar të futbollit ata befasuan Dinamon.
Në Kroaci ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, ndërsa në ndeshjen e kthimit mysafirët arritën fitoren me rezultat 1:0 dhe kështu kaluan në raundin e tretë. Kujtojmë se së fundmi UEFA e ka dënuar kombëtaren e Serbisë duke mbyllur stadiumin në ndeshjen e radhës për thirrjet “Kosova është Serbi”, ndërsa Kosovën e falin për kësi gjëra e shumë më të rënda.
Pas ndeshjeve në Zagreb dhe Shkup, shtëpia evropiane e futbollit do të duhej të reagonte me sanksione të rënda për të dyja klubet”.