Interi sakrifikon një tjetër titullar

Futboll

Interi sakrifikon një tjetër titullar

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:47
Milan Skriniar

Interi sakrifikon një tjetër titullar!

Milan Skriniar do të qëndrojë tek Interi, që ka vendosur të sakrifikojë një tjetër lojtar për të rregulluar bilancin. Mediet italiane raportojnë se nënkampionët e Italisë mund të shesin Denzel Dumfries.

Chelsea po ushtron presion për blerjen e anësorit të djathtë holandez, i cili cilësohet nga Thomas Tuchel si pasuesi i Cesar Azpilicuetas, i cili është shumë afër transferimit te Barcelona.

Chelsea ka nisur bisedimet me zikaltrit për blerjen e 26-vjeçarit, të cilin Interi e bleu për 14 milionë euro te PSV verën e kaluar. Ndërkohë, klubi italian kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë drejt kalimit në “Stamford Bridge”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat