Pesë gola në dy ndeshje në Conference League, ylli i ri i Kosovës!
Ballkani ka kaluar në fazën e tretë të Conference League, pasi ka shkatërruar në dy takime modestët nga San Marino, La Fiorita, me rezultatin e përgjithshëm 10-0.
Në ndeshjen e parë, kampionët e Kosovës fituan 0-4 në transfertë, ndërsa edhe më e lehtë ka qenë takimi I kthimit në Prishtinë.
Skuadra e Ilir Dajës triumfoi me 6 gola ndaj kundërshtarëve nga San Marino.
Futbollisti që ka shkëlqyer në këto dy takime ishte pa më të voglin dyshim 21-vjeçari Albion Rrahmani. Ai realizoi 2 gola në ndeshjen e parë dhe 3 në të dytën.