Ish futbollisti Selatin Gashi, i njohur si Culi, habitet se si Ferizaj ka ardhur në një situatë të vështirë për stadium, pa stadium të vetin, kur një kohë stadiumi i vjetër në qytet, ka pas fushën më të mirë.
Gashi thotë se kur ka luajtur me juniorët e Flamurtarit të Prishtinës, në edicionin 1975-1976, ishte fascinuar me fushën e Ferizajt.
“Nuk e harroj kurrë golin që shënova në Ferizaj për Flamurtarin, duke e mundur Borcin e asaj kohe me rezultat 3:1.
Luaja për junior, por ajo që më ka fascinuar, ka pasur fushën më të mirë në Kosovë, pas një kohe Vushtrria dhe pastaj edhe Ramiz Sadiku i Prishtinës.
As stadiumi i KF Prishtinës nuk e ka pas fushën si të Ferizajt, edhe pse Prishtina garonte në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes ”, kujton Gashi ato vite.