Juventusi ia ka vënë syrin Timo Wernerit.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Guardian”.
Sulmuesi gjerman nuk arriti ta tregojë veten në Chelsea dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” duket të jetë i pashmangshëm.
“Blues” e kishin blerë atë nga Leipzigu në vitin 2020 për afro 50 milionë euro.
E tash, një lëvizje në formë huazimi për përfaqësuesin gjerman është e mundshme.
Por, nëse arrin ndonjë ofertë e majme, klubi anglez mund ta shesë atë përfundimisht.
“Bianconeri” ndërkohë janë në kërkim të një sulmuesi dhe mund ta marrin Wernerin në formë huazimi, njëjtë siç e mori Interi sulmuesin tjetër të Chelseat, Romelu Lukaku.