Prishtina si gjithmonë do të mbetet skuadra apo gjenerata më e mirë e futbollit që ka pasur Kosova tani e 100 vite.
Në vitet e 80-ta, në krye me kapitenin Fadil Vokrri, treguan lojëra cilësore dhe shumë herë në stadium u tubuan 30 deri 40 mijë shikues.
Me 11 nëntor të vitit 1984, Prishtina para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 2:0 skuadrën boshnjake Iskrën e Bugojnos, në ndeshjen e javës së 12-ë të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.
Kujtim Shala shënon ndaj Iskrës
Kryetrajner ka qenë Vukashin Vushnjevci, që pas disa ditëve u shkarkua, për shkak të rezultateve të dobëta dhe në vend të tij emërohet Ajet Shosholli.
“Me hyrjen e Canës në vend të Popuvacit, loja e Prishtinës u forcua më shumë dhe ishte më joshëse.
Cana vetëmohues, dukej edhe i etshëm për lojë, ndërprente shumë aksione të mysafirëve e niste ato të Prishtinës.
Në këtë pikëpamje u shqua edhe Nexhipi, i cili bëri ca pasime të suksesshme në thellësi të kundërshtari”, ka shkruar me 12 nëntor të vitit 1984 për sportin e “Rlindjes”, gazetari Burim Hatipi.
Prishtina ngadhënjeu me golat e Zoran Batroviqit (15’-nga penalltia) dhe Kujtim Shalës (90’).
Iskra renditej në vend të tetë me 12 pikë dhe Prishtina në të 13-tin me 10.
Ndeshjen e përcollën mbi 15 mijë shikues.
Skënder Shengyli u vlerësua me notën më të mirë, 9, ndërsa Kujtim Shala me 8-she.
Me 11 nëntor, 1984
Prishtina - Iskra 2:0
Stadiumi i qytetit në Prishtinë (tani "Fadil Vokrri".
Shikues: Mbi 15.000.
Gjyqtar kryesor Millorad Vlajiq (Beograd), ndihmës Lubomir Bracanoviq (Titograd) e Svetislav Kostadinoviq (Krushevc).
Shënues: Zoran Batroviq (15' - nga penalltia), Shala (90').
Kartona të verdhë: Omerhoxhiqi.
Prishtina: Rade Stevanoviq 7, Goran Popuvac 5, (Agim Cana 7), Faton Domi 6, Sahit Kelmendi 6, Skënder Shengyli 9, Rifat Mehinoviq 7, Kujtim Shala 8, Fadil Muriqi 7, Fadil Vokrri 7 (Mensur Nexhipi 6), Zoran Martinoviq 5 dhe Zoran Batroviq 6.
Iskra: Lihovac 7, Gllamçak 7, Ceremixhiq 6, Toliq 8, Shemiga 6, Omerhoxhiq 6, Novakmet 7, Stipiq 6, Salikiq 5 (Jaroglan 6), Pavliq 5 (Aleksiq) dhe Mirkoviq 7.