Ia doli të impresiononte trajnerin Xavi

Futboll

Ia doli të impresiononte trajnerin Xavi

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:01
Xavi

Miralem Pjaniç është rikthyer te Barcelona pas huazimit te Besiktas në Turqi. Mesfushori zbriti në fushë për ndeshjen miqësore ndaj ish-ekipit të tij, Juventus dhe ia doli të impresiononte trajnerin Xavi Hernandez.

Ky i fundit theksoi se boshnjaku ka një vizion loje për t’u admiruar ndërsa shtoi se

“Në këtë miqësore më pëlqeu shumë Pjanic, ka një vizion loje për t’u admiruar.

Luan me kokën lart dhe sheh gjithnjë përpara, arrin të dallojë lëvizjet e sulmuesve. Pastaj, ka kapacitete të jashtëzakonshme teknike. Kundër Juventusit ka bërë vërtetë një ndeshje të madhe”, u shoreh Xavi.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse drejtuesit dhe Xavi do të mund të “sajojnë” një vend në skuadër edhe për Pjanic në sezonin e ardhshëm teksa dihet që mesfusha e katalanasve është e tejmbushur me emra si Busquets, Pedri, Gavi, De Jong dhe Franck Kessie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat