Drita gati kundër belgëve, Muja premton maksimumin

Futboll

Drita gati kundër belgëve, Muja premton maksimumin

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:21
Muja

Futbollisti i Dritës, Arbnor Muja ka folur në konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Royal Antwerp në ndeshjen e kthimit në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Drita dhe Royal Antwerp do të ballafaqohen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Ne jemi të motivuar dhe poashtu kemi analizuar kundërshtarin.

Loja e parë na ka shërbyer mirë si një pasqyrë e analizës. Të gjithë jemi të motivuar dhe mezi presim të luajmë sot”.

“Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojë të kualifikohemi tutje”, deklaroi Arbnor Muja në konferencë për media.

Në konferencë për media ishte i pranishëm edhe kryetrajneri Ardian Nuhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat