Sassuolo befason

Futboll

Sassuolo befason

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:32
Sassuolo befason

Pasi ka shitur sulmuesin kryesor Gianluca Scamacca te West Ham, Sassuolo nuk përmbahet. Skuadra italiane bëri të mundur shitjen e bomberit për shifrën e 42 milionë eurove dhe tani me paratë e siguruara nga sulmuesi italian, kërkon zëvendësuesin e 23-vjeçarit.

Në radarët e Sassuolos ka rënë golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit, i cili vetëm pak ditë më parë ndau rrugët me napolitanët, pas 9 vitesh në stadiumin “Maradona”.

Bëhet fjalë për Dries Mertens, i cili tashmë është një lojtar i lirë, teksa ofertat për shërbimet e tij nuk mungojnë, me Sassuolon që tenton transferimin e tij, teksa shikohet si zëvendësuesi ideal i Scamaças.

Problemi i vetëm lidhet me pagën që kërkon sulmuesi. Napoli i ofroi 2.5 milionë euro në sezon, por Mertens nuk rinovoi dhe u largua me parametra zero. Megjithate, belgu le ende nje dere te hapur per nje rinovim nese nuk gjen alternativa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat