Myrto Uzuni po vijon përgatitjet me ekipin e Granadas për sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar po punon fort që në edicionin e ri të La Liga 2 të jetë efikas përpara portës.
Lojtari nga Berati “tregon dhembët” në miqësoren e zhvilluar nga Granada përpara sezonit të ri.
Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës sot, teksa me një gjuajtje nga brenda zone shënon golin e fitores.
Granada luajti kundër Real Madridit B, ndeshje që fituan me rezultatin 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 9 nga Uzuni.