Media kroate: Ademi është mbreti i të kaltërve për kualifikime

Futboll

Media kroate: Ademi është mbreti i të kaltërve për kualifikime

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2022 Në ora: 13:25
Ademi, i pari majtas

Futbollisti Arijan Ademi, kapiten i Dinamos së Zagrebit, lartësohet nga media kroate “24 sata”. 

Ky medium shkruan se Ademi është mbreti i të kaltërve për kualifikime.

“Arijan Ademi ka shënuar tashmë 13 gola për Dinamon në garat evropiane, 11 prej tyre në pjesën më të rëndësishme të sezonit - kualifikueset. 

Por Ademi i zgjidh ndeshjet edhe kur është më e vështiri”, shkruan mes të tjera media kroate.

Ademi është reprezentues i Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat