Atletico e Madridit përforcon krahun e djathtë me një argjentinas. “Los Colchoneros” kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Udinesen për transferimin e Nahuel Molinas në “Wanda Metropolitano”.
Futbollisti i lindur në vitin 1997 ka nënshkruar për pesë vjet me Atleticon, pra deri në vitin 2027.
Molina gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Boca Juniors, Defensa e Justicia dhe Rosario Central në Argjentinë, ndërsa në vitin 2020 u ble nga Udinese, ku luajti dy sezonet e fundit. Sezonin e kaluar e mbylli me 7 gola dhe 5 asistime, statistika shumë të mira për një mbrojtës.
Mola largohet nga Friuli me 10 gola të shënuar në total dhe 10 asistimeve në 69 paraqitje zyrtare.