Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për Brojën

Futboll

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për Brojën

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 14:10
Broja

Armando Broja u rikthye që të stërvitej në Cobham pas dëmtimit që pësoi në stërvitje me Chelsea.

Sulmuesi shqiptar duhej të braktiste udhëtimin në SHBA, teksa është rikuperuar në kohë të shpejtë. Në ditën e nesërme, londinezët do të udhëtojnë drejt Italisë për t’u përballur me Udinezen.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por ka shumë gjasa që në këtë përballje të jetë i gatshëm edhe Armando Broja.

I gjithë vështrimi mbetet mbi këtë element, jo vetëm sa i përket tifozëve shqiptarë, por edhe për Tuchel që kërkon zgjidhje për sulmin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat