Skuadra e Dritës synon një tjetër paraqitje dinjitoze kundër skuadrës së njohur belge, Royal Antwerp, në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.
Pas barazimit 0:0 në Belgjikë, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu shpreson që me ndihmën e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” të shkaktojë befasi evropiane.
Paraqitja e Dritës në ndeshjen e parë ishte mbresëlënëse, ndonëse ishte skuadra belge ajo që e dominoi lojën.
Megjithatë, tani të motivuar edhe nga tifozët e tyre, futbollistët e Dritës shpresojnë se mund të arrijnë kalimin në rrethin e tretë. Ndeshja Drita – Antwerp fillon në orën 20:00, derisa pritet një numër i konsiderueshëm i tifozëve në stadium.