Skuadra kosovare, FC Drita, do të vazhdojë sot ëndrrën për kualifikim tutje në garat evropiane, ku do të përballet me skuadrën belge, Antwerp, për të siguruar biletën tutje drejt Ligës së Konferencës.
Ndeshja e sotme është ajo e kthimit ku fillon nga ora 20:00, dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Skuadra e Ardijan Nuhit e kreu me sukses misionin si mysafirë në Belgjikë, ku barazoi pa gola 0:0, pavarësisht tentimeve të shumta të Antwerp në stadiumin “Bosuilstadion”.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Drita do të synojë me çdo kusht fitoren si vendase dhe të sigurojë kualifikimin tutje në raundin e radhës së Ligës së Konferencës.
Tani, kur kanë mbetur afro edhe një orë deri te fillimi i ndeshjes, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet e tyre dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.