Pas barazimit 0-0 në transfertë ndaj moldavëve të Petrocub, Laçi kërkon triumfin në Elbasan Arena për të siguruar biletën e raundit të tretë në Conference League.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ka shanse të mira për kualifikimin teksa është publikuar edhe formacioni zyrtar.
Vendin e Sebastian Spahiut i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e kaluar, e ka zënë Cucin ndërsa një fanellë titullari i është besuar edhe Babatundes. Sakaq, pjesa tjetër nuk ka ndryshime me sulmin që i është besuar Guindos dhe Adelekes. Kujtojmë se sfidën e kurbinasve mund ta ndiqni në Supersport 3.
Laçi: Dajsinani, Turkaj, Velkoski, Malota, Cucin, Ziko, Ujka, Babatunde, Mazrekaj, Adeleke, Guindo
Trajner: Shpëtim Duro
Petrocub: Avram, Revenco, Platica, Jardan, Mudrac, Sandu, Bogaciuc, Cotogoi, Turcan, Iosipoi, Ambros
Trajner: Ivan Tabanov.