Mbrojtësi i majtë i Arsenalit sezonin e ri pritet që ta zhvillojë në Ligue 1 të Francës
Mediat e huaja dhe gazetari Fabrizio Romano kanë raportuar se Marseille është rrugës së mirë për ta përfunduar një marrëveshje huazimi për mbrojtësin e majtë të Arsenalit, Nuno Tavares.
Portugezi pritet të jetë pjesë e skuadrës nga stadiumi Velodrome për sezonin 2022-23. Ai pritet që t’i përfundojë testet mjekësore së shpejti në Frrancë.
Tavares ju bashkua Arsenalit nga Benfica më 2021 por ka luajtur vetëm 22 ndeshje në Premier Ligë për Gunners sezonin e kaluar.