Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në rrethin e tretë, duke eliminuar ekipin nga Letonia, Valmiera.
Tetovarët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Valmiera-s, në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë.
Mysafirët mbeten me një lojtar me pak nga minuta e 67-të, Murata përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë.
Në minutën e 11-të, Egzon Bejtullai kaloi në epërsi kuqezinjtë. Mysafirët barazojnë me golin e futbollistit japonez Masaki Murata pikërisht në minutën e 25-të.
Lupçe Doriev në minutën e 33-të shënoi për rezultatin 2:1.
Forent Ramadani thellon fitore në 3:1 në minutën e 85-të.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup. Shkëndija edhe takimin e parë e ka fituar me 2:1 si mysafire.