Laçi zhgënjeu keq tifozët e vet, duke pësuar humbje me rezultat 4:1 nga ekipi moldav, Petrocub.
Futbollisti Mentor Mazrekaj shënoi për Laçin, por ky gol nuk i mjaftoi skuadrës shqiptare.
Në minutën e 38-të, Mazrekaj shënoi supergol, por sa mjafton kjo kur në pjesën e dytë Laçi nuk ishte ai i periudhës së parë në stadiumin në Elbasan.
Cotogoi (54'), Ambros (74' e 75') dhe Cojocaru (90+3’), shënuan për fitoren e ekipit moldav.
Ndeshja e parë përfundoi baras (0:0) në konak të Petrocub.
Skuadra shqiptare eliminohet, ndërsa Petrocub kualifikohet në rrethin e trettë të Conference League.