Çudi, 1 mijë e 848 persona në Shqipëri e kanë emrin Ronaldo, po me Messin...

Futboll

Çudi, 1 mijë e 848 persona në Shqipëri e kanë emrin Ronaldo, po me Messin...

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 23:49
Ronaldo

Populli shqiptar po duket se është futbolldashës i madh.

Kjo të paktën bazuar në emrat e futbollistë të njohur që i kanë trashëguar të rinjtë.

Sipas verifikimit në Agjencinë e Statistikave po del që 1 mijë e 848 persona atje e kanë emrin Ronaldo.

E sigurisht që fajtorë për këtë janë fenomeni brazilian Luiz Nazzario De Lima Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo, të cilët i kanë fituar zemrat e adhuruesve të futbollit.

Në listë nuk mungon as Lionel Messi.

336 persona e kanë trashëguar emrin e argjentinasit.

Pjesë e emrave në Shqipëri është edhe legjenda tjetër e futbollit brazilian Romario.

539 persona e kanë emrin e tij.

Ndër të tjera:

121 djem quhen Rivaldo

231 djem quhen Rikardo (Kaka)

42 djem quhen Maradona

291 djem quhen Roberto (Biaggio)

289 djem quhen Klisman

13 djem quhen Ronaldinho

221 djem quhen Paolo (Maldini)

27 djem quhen Eusebio

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat