Shkëndija u kualifikua në raundin gjysmë-final të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës, duke mundur me rezultatin e përgjithshëm 5-2 skuadrën nga Letonia, Valmiera.
Në raundin e ardhshëm, kuqezinjtë e Tetovës do të përballen me skuadrën suedeze, AIK.
Ky klub ka një emër të madh në historinë e futbollit suedez, duke qenë skuadra e tretë me më shumë tituj në vendin nordik.
Sfida e parë mes AIK dhe Shkëndijës do të luhet në “Friends Arena”, në Suedi, më 4 gusht dhe ajo e kthimit në Shkup një javë më pas.