Në garë futet edhe gjiganti spanjoll

Futboll

Në garë futet edhe gjiganti spanjoll

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:47
Timo Verner

Juventusi është gjithnjë në kërkim të një sulmues.

Ëndrra e klubit bardhezi mbetet rikthimi i Alvaro Moratës, por në rast se nuk do të gjendet një marrëveshje me Atletikon e Madridit për sulmuesin spanjoll, atëherë bardhezinjtë do të hedhin sytë nga emra të tjerë.

“Sky Sport” ka zbuluar në Itali se trajneri Masimiliano Alegri ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Timo Vernerit nga Çelsi.

Sulmuesi gjerman, i cili në aventurën e tij në “Stamford Bridge” nuk ka dhënë atë që pritej, është profili i lojtarit që italianët po kërkojnë. Ai mund të luajë si sulmues i parë ashtu edhe në krah.

Por në Spanjë raportojnë se në orët e fundit është futur në garë edhe Reali i Madridit për sulmuesin gjerman, i cili nuk dihet se çfarë mund të ofrojë në skuadrën e sotme të Karlo Ançelotit. Por kampionët e Europës kanë qenë të interesuar për ish-talentin 26- vjeçar të Lajpcigut edhe në të shkuarën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat