Trajneri i mirënjohur, Bardhec Seferi, kaherë e kishte vërejtur talentin e futbollistit Arbnor Muja.
Seferi, ish mbrojtësi prej më të mirëve në Kosovë, është trajner i shkollës së futbollit “Bardhi” nga Mitrovica, i cili e ka zbuluar dhe formuar si futbollist Mujën.
Në moshën 6-vjeçare Muja filloi hapat e parë nën drejtimin e Seferit.

Me janar të vitit 2016, Seferi paralajmëroi për talentin Mujës
Ai për 12 vite ishte nën udhëheqjen e Seferit, duke luajtur edhe për tri vite në Superligën e juniorëve me ShF “Bardhi”.
Me 31 janar të vitit 2016, Seferi paralajmëroi për talentin Mujës, që vesh fanellën e Dritës së Gjilanit dhe tani do të firmos për klubin belg, Antwerp, për 400 mijë euro.
Ky është postimi i Seferit me 31 janar të vitit 2016: “Arbnor Muja, me plot përgjegjësi po e ceku futbollisti më i talentuar në Kosovë”.