Lëvizja e Lewandowski në Barcelonë jo vetëm që është kthyer në një telenovelë në javët e fundit, por gjithashtu ka krijuar fërkime mes Bayern Munichut dhe klubit katalanas.
Përpos që luajtën fort në negociata, përfaqësuesit e klubit bavarez në disa raste qortuan edhe Barçën, duke u tallur me problemet ekonomike. Dhe presidenti Joan Laporta u përgjigj këtë të premte.
Gjatë një eventi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti i Barcelonës është pyetur për deklaratat e zyrtarëve të Bayernit dhe trajnerit Julian Nagelsmann dhe ai është përgjigjur ashpër.
– Ju kërkoj t’i kushtoni vëmendje llogarisë suaj rrjedhëse, pasi kanë ardhur para të rëndësishme nga transferimi i Lewandowskit. Unë i respektoj të gjithë dhe nuk ndërhyj në ekonominë e të tjerëve – tha Laporta, cituar nga “Marcam”.
Laporta madje tregoi se Barça ende mund të bëjë më shumë nënshkrime në afatin kalimtar, duke refuzuar të përmendë emra të veçantë, si Azpilicueta dhe Marcos Alonso. Dhe ai theksoi se potenciali ekonomik i klubit ishte i nënvlerësuar.
– Unë i jap të mirën e dyshimit atyre që menduan se nuk mundemi, nuk e kishin matur forcën e Barçës. Vura re njëfarë mungesë njohurie dhe mungesë informacioni. Është e vërtetë që një vit më parë ishim në një situatë kritike, por jemi një klub 122-vjeçar me asete shumë të rëndësishme.
Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë, dhe nëse unë nuk përzihem në atë që bëjnë të tjerët, do t’i kërkoja të mos përzihen në atë që bëjmë ne. Le të konkurrojmë në fushë dhe të shohim se kush ka bërë punën më të mirë. Nuk them të grindemi, por të shqetësohemi për to.