Ekipi katalunass ende është në SHBA ku po i zhvillon ndeshje para sezonale
Barcelona janë në New York, i cili qytet do të jetë ndalesa e tyre e fundit gjatë turneut të tyre në Shtetet e Bashkuara.
Aty, ata kanë shfrytëzuar mundësinë për ta vizituar qendrën stërvitore të Brooklyn Nets teksa trajneri Xavi Hernandes ju ka dhënë atyre një pushim.
Kapitenët e Barcelonës, Sergio Busquets dhe Jordi Alba kanë vizituar vendet e gjigantit të NBA bashkë me lojtarët e rinj si; Pedri, Gavi, Ferran Torres, Nico Gonzalez dhe Eric Garcia.
Nets ju dhanë atyre ca fanella me emra të lojtarëve në shpinë, me yllin e tyre, Ben Simmons që bashkëbisedonte me disa futbollist të Barcelonës.
Disa lojtarë të Barcelonës janë tifozë të NBA dhe kanë demonstruar pasionin e tyre për basketbollin edhe në rrjetet sociale.
Kjo u pa edhe në festimin e Ousmane Dembele që imitoi Stephen Curry gjatë ndeshjes miqësore parasezonale që luajti kundër Juventusit.
Dembele shënoi dy gola dhe pas njërit nga golat ai shkoi afër kamerës dhe bëri sikurse po flinte mbi duart e tij.
Festimi i Dembelesë bëri që të këtë një reagim nga Curry, i cili citoi një fotografi të Barcelonës me Dembelen që shkruante: “Një lëvizje!”, e cila shoqërohet me një fytyrë të buzëqeshur dhe një emotikon duke fjetur.