Besir Demiri ka zgjedhur ekipin e ri me të cilin do të vazhdojë karrierën në të ardhmen.
Së fundmi lojtari ishte pjesë e Dinamos në Superiore, ndërsa kishte luajtur edhe me Kukësin në elitën e futbollit shqiptar.
Shkupi ka njoftuar zyrtarisht afrimin e këtij elementi cilësor.
27 vjecari do të përforcojë më tepër organikën e kësaj skuadre që nuk është dorëzuar ende në Europë dhe ndodhet në turin e tretë të Europa League.