Dejan Kulusevski u transferu në mesin e sezonit të kaluar te Tottenham duke mbyllu aventurën me Juventusin. një aventurë me bardhezinjtë e cila nuk rezultoi sipas pritshmërive të suedezit me sulmuesin anësor që përfundoi në një lojtar rezervë.
Mirëpo, me Antonio Conten tek Tottenham, 22-vjeçari duket i “rilindur” teksa ishte vendimtar për Spurs në përmbushjen e objektivit për ta mbyllur kampionatin në vend të katërt.
Tashmë, Kulusevskin e pret një sezon edhe më impenjativ teksa thekson se i pëlqen të stërvitet shumë për t’u shndërruar në një kampion. Në fund, Kulusevski nuk harron edhe të thumbojë Serie A, duke shtuar se Premier League është më e shpejtë dhe më e fortë.
“Unë punoj fort sepse dua që të jem gjithnjë konkurrues, ende nuk i kam rezultatet më të mira dhe kam punë përpara. Por, mua më pëlqen të punoj sepse në mendjen time dua vetëm të shndërrohem në një kampion. Premier League? Është kampionati më i shpejtë dhe më i fortë”, shprehet Kulusevski.