Thyen heshtjen

Futboll

Thyen heshtjen

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:44
Ronaldo

E ardhmja e yllit portugez, Cristiano Ronaldo javëve të fundit është në qendër të vëmendjes së mediave.

Ai deri më tash nuk është paraqitur në faën përgatitore të Manchester Unitedit dhe kjo ka rritur zërat mediatik që flasin për një largim të tij nga “Old Trafford”.

Megjithatë, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ten Hag në vazhdimësi ka deklaruar se CR7 do të qëndrojë dhe se mediat janë të prirura për të ‘shitur lajme të rreme’.

E heshtjen tashmë e ka thyer edhe vetë ylli portugez, i cili në rrjetet sociale ka bërë një koment: “Të dielën luan mbreti”.

Pra, Ronaldo pritet që të dielën të luajë në miqësoren Manchester United – Rayo Vallecano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat