Skuadra e Partizanit vijon përgatitjet intensive në Pogradec, në një klimë më të freskët se në kryeqytet, për të qenë në formë sa më më mirë për nisjen e sezonin të ti futbollistik.
“Demat” edhe sot kanë zhvilluar sy seanca stërvitore, duke marrë ngarkesë të lartë fizike, ndërsa këtë të shtunë është programuar një test miqësor me Dinamon.
Derbi i kryeqytetit do të luhet në stadiumin e Pogradecit në orën 17:30.
Kategoria Superiore për sezonin 2022-2023 do të nisë pas tri javësh, kështu që të kuqtë pritet të zhvillojnë teste të tjera miqësore të paktën deri në mes të gushtit.