Celta Vigo dhe Barcelona janë në bisedime shumë të avancuara për kartonin e anësorit të “blaugranave”, Óscar Mingueza, i cili do të nëshkruajë me skuadrën galiciane deri në vitin 2026.
Në moshën 23-vjeçare, Mingueza numëron 66 ndeshje në ekipin e parë të Barcelonës dhe me më shumë se 4000 minuta në këmbë mes kampionatit (La Liga), Kupës së Mbretit, Champions League, Europa League dhe Superkupës së Spanjës.
Gjithsesi, futbollisti i rritur në skuadrat zinxhir të Barcelonës nuk është pjesë e planeve të Xavi-t, i cili nuk e grumbulloi në turneun e Shteteve të Bashkuara.
Të gjitha palët kërkojnë një rrugëdalje dhe Celta duket se do të jetë destinacioni i radhës për futbollistin. Shuma që do të përfitojë Barcelona nga shitja e të drejtave sportive të futbollistit do të jetë rreth tre milionë euro.