Timo Werner është shfaqur si një objektiv për Real Madridin.
Sulmuesi gjerman është i lidhur me një largim nga Chelsea, pasi besohet se nuk është i lumtur me hapësirën te skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel.
Sipas “Defensa Central”, Real Madridi po vëzhgon nga afër situatën me synimin për të nënshkruar potencialisht me Wernerin.
“Los Blancos” ishin të interesuar për transferimin e 26-vjeçarit në vitin 2020 gjatë kohës sa ai ishte në Leipzig, por vështirësitë financiare që lindën nga pandemia COVID-19 i bënë drejtuesit klubit spanjoll t’i jepnin fund interesimit të tyre.
Real Madridi tani thuhet se dëshiron vetëm të bëjë një marrëveshje huazimi për Wernerin, i cili do të duhet të pranojë rolin e tij si rezervë e Karim Benzema në “Santiago Bernabeu”.
Ish-sulmuesi i Leipzigut nuk është i vetmi sulmuesi i Chelseat që lidhet me një kalim te skuadra nga kryeqyteti i Spanjës, pasi së fundi u raportua se edhe shqiptari, Armando Broja, ka përfunduar në radarin e këtij klubi.